Ministri Valdrin Lluka nënshkruan marrëveshje historike me Kanaden për rritjen e investimeve

Ministri Valdrin Lluka nënshkruan marrëveshje historike me Kanaden për rritjen e investimeve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, së bashku me homologun e tij kanadez James Carr, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë.

“Bashkë me homologun tim kanadez, Jim Carr sot kemi nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë. Kjo është marrëveshje historike, e para bilaterale në mes Kosovës dhe Kanadës dhe tejet e rëndësishme për ekonominë kosovare ngase hap perspektivë për investime të kompanive kanadeze në Kosovë. Në fjalën time gjatë nënshkrimit, potencova përkushtimin tim dhe të Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushte të favorshme për investitorë, në veçanti për kompanitë kanadeze. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është lajm i mrekullueshëm për ne! Kompanitë kanadeze kanë mundësi të jashtëzakonshme të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën minerare! Kjo marrëveshje qartësisht shpreh përkushtimin tonë për të ofruar siguri për Investitorët, e mbi të gjitha, mundësi punësimi dhe rritje ekonomike për vendin. Me këtë marrëveshje Kosova do të jetë nyje e investimeve kanadeze në rajon”, ka shkruar Lluka në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …