Ministri i Tregtisë̈ dhe Industrisë̈, Vesel Krasniqi, priti në takim ambasadorin e Austrisë̈ në Kosovë, Christoph Weidinger. Ministri Krasniqi e njoftoi ambasadorin për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për t’i mbështetur bizneset në tejkalimin e sfidave që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19. Ministri tha se Qeveria e Kosovës e ka ndarë në dy faza ndihmën ndaj bizneseve, e që sipas tij, faza e parë është pakoja emergjente fiskale, me qëllim të mbajtjes aktive të bizneseve dhe faza a dytë rimëkëmbja ekonomike. Ministri po ashtu e informoi ambasadorin për Ligjin për Investime Strategjike, që ofron shumë lehtësira për investitorët potencial dhe njëkohësisht i kërkoi ambasadorit që t’iu bëhet ftesë bizneseve austriake të investojnë në Kosovë.
Ministri Krasniqi e falënderoi ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Ndërsa, ambasadori Weidinger i uroi detyrën e re ministrit Krasniqi, duke shprehur gatishmërinë e vendit të tij që të fuqizohen edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë-Austri, veçanërisht në aspektin ekonomik. Ambasadori Weidinger tha se e vlerëson shumë të rëndësishëm partneritetin në mes Austrisë dhe Kosovës.