Ministri, Vesel Krasniqi priti në takim udhëheqësit e Odës së Afarizmit të Kosovës

Ministri, Vesel Krasniqi priti në takim udhëheqësit e Odës së Afarizmit të Kosovës

 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqin, me bashkëpunëtorë. Ministri Krasniqi i informoi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për objektivat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për mundësitë e mbështetjes së bizneseve kosovare për ta kaluar krizën e shkaktuar nga pandemia. Ai u zotua se ndër prioritetet e tij më të rëndësishme janë mbështetja e prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre në eksport përmes programeve përkrahëse, që i ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Po ashtu ministri iu shpjegoi përfaqësuesve të Odës për pakot mbështetëse të Qeverisë së Kosovës, që do t’iu dalë në ndihmë bizneseve, që parashihet të implementohet në vitin 2021, duke i përfshirë rreth 70 për qind të bizneseve. Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes OAK-ut dhe MTI-së në tejkalimin e sfidave që i kanë bizneset.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …