MTI konstaton se sasia e përshkuar në paketim e një lloji të djathit nga Maqedonia e Veriut nuk përkon me sasinë reale të produktit

Ministri, Vesel Krasniqi, vizitë bizneseve, sheh nga afër zbatimin e masave anti-COVID

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me kryeinspektorin Lulzim Syla kanë vizituar disa biznese për të parë nga afër zbatimin e masave anti-COVID 19, si dhe me sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë pandemisë. Ai ka kërkuar nga bizneset të tregohen të kujdesshme në këtë zbatimin e masave.  “Ne dolëm nga afër për të parë se sa po respektohen këto masa nga bizneset tona. Ne kemi rritur inspektimet në tërë vendin dhe në tërë komunat. Pas heqjes totale të masave dhe pas kthimit të tyre ka qenë një vështirësi me të cilën inspektorati jonë është përball. Ka pasur problem, janë shqiptuar edhe gjoba, por tani ajo që po shohim është se inspektorët kanë bërë një punë të madhe”, ka deklaruar ministri.

Ministri Krasniqi është interesuar edhe për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushë. “Disa takime që i kam pasur me shoqata të ndryshme kanë shprehur shqetësimet e tyre për cilësinë e disa produkteve të importuara prandaj ne jemi këtu bashkë me ekspertë të fushave  për të parë cilësinë dhe sasinë. Kemi thënë në fillim që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendor dhe ajo e konsumatorit dhe ne po bëjmë çmos që t’i mbrojmë prodhuesit tonë. Ministri Krasniqi është shprehur  kënaqur me të gjitha masat si dhe me renditjen e ushqimeve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …