leoni

Ministri Vitia kërkon edhe njëherë respektimin e masave të marra nga Qeveria për parandalimin e koronavirusit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje edhe njëherë për respektimin e masave të marra nga Qeveria për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Ai ka njoftuar edhe njëherë mbi orarin e kufizimit të lëvizjeve, por ka shtuar se, koha e qarkullimit të mos kuptohet si hapësirë për t’u grumbulluar. Vitia ka bërë thirrje që të respektohet rekomandimi që “Lëvizjet në rrugë të bëhen jo më shumë se dy persona dhe gjithmonë duke mbajtur distancën 2 metra me të tjerët” . “Kjo vlen edhe për bizneset si supermarketet dhe subjekte të tjera, të cilat janë të obliguara që t’i marrin të gjitha masat për t’i zbatuar këto vendime në të mirë të shëndetit publik”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …