Ministri Yagcilar, ka pritur një delegacion të kryetarëve të bashkive nga Shqipërisa

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur një delegacion të kryetarëve të bashkive nga Republika e Shqipërisë, i kryesuar nga ambasadori shqiptar në vendin tonë Qemal Minxhozi.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy vendeve.

Ministri Yagcilar mysafirëve nga Shqipëria u ka folur për fushëveprimtarinë e MAP-it, legjislacionin dhe të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e reformave në administratën publike. Pas diskutimeve dhe pyetjeve nga kryetarët e këtij delegacioni, në takim u vu në pah edhe rëndësia e partneritetit dhe thëllimi i bashkëpunimit ndërmjet  Kosovës dhe Shqipërisë.

Delegacioni nga Shqipëria përbëhej nga: Adelina Farici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Romina Hyseni, sekretare e tretë dhe Alisa Limaj, përgjegjëse sektori e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Kurse nga radhët e kryetarëve të bashkive ishin: Dritan Leli (Vlorë), Majlinda Bufi (Roskovec), Ardian Kokomani (Shijak), Rajmonda Balili (Patos), Luljeta Dollani (Gramsh), Ndrec Deda (Mirëditë),  Adem  Lala (Has), Gjon Gjonaj (Pukë), Tonin Marinaj (Malësi e Madhe) dhe Melaim Damzi (Bulqizë).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …