Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar ka vizituar objektet në ndërtim në komunën e Gjakovës dhe ato në fshatrat Llapushnik dhe Kishnarekë të komunës së Drenasit.
Kjo vizitë është realizuar me qëllim të inspektimit të punimeve në realizimin e projekteve të Prokurorisë Themelore dhe të Gjykata Themelore në Gjakovë, por edhe të atyre të shkollave në Kizhnarekë dhe Llapushnik. Nga kjo vizitë u krijua përshtypja se punimet në këto objekte të rëndësishme për shtyllën e drejtësisë janë duke u zhvilluar brenda afateve të paraparë dhe si të tilla pritet të përfundojnë kah mesi i vitit të ardhshëm. Pos kësaj, në bazë të dinamikës së zhvillimit të punimeve edhe projektet e shkollave në fshatrat Llapushnik e Kishnarekë po shkojnë mirë. Objekti në Llapushnik pritet të përfundojë brenda afatit të paraparë, kah fundi i vitit të ardhshëm, ndërsa punimet në aneksin e shkollës fillore në Kishnarekë pritet të përfundojnë kah mesi i tetorit të sivjetmë.
Të pranishëm, gjatë vizitës së ministrit Yagcilar në komunën e Gjakovës ishin edhe drejtuesit e Prokurorisë, të Gjykatës dhe të KGJK-së.