MINISTRI YAGCILAR MORI PJESË NË PROMOVIMIN E SISTEMIT TË PROKURIMIT ELEKTRONIK

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Sistemit të Prokurimit Elektronik. Në këtë prezantim, ku pos zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Financave dhe të KRPP-së ishte i pranishëm edhe Ministri, Avdullah Hoti

Në këtë takim, u tha se ky sistem siguron transparencë maksimale dhe objektivitet në përzgjedhjen e përfituesve të kontratave publike, siguron automatizim të procedurave dhe monitorim të kontratave, duke krijuar edhe një shkëputje të qartë ndërmjet zyrtarëve të prokurimit me operatorët ekonomikë, gjatë procesit të përzgjedhjes. Si i tillë, ky sistem krijon mundësi që puna e zyrtarëve të prokurimit të jetë transparente, auditimi të jetë më i lehtë dhe kontrolli më efikas i proceseve të prokurimit – gjë që shton përgjegjësinë e zyrtarëve dhe kontribuon në eliminimin e keqpërdorimeve. Vlen të theksohet se, Sistemi i Prokurimit Elektronik është rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, i titulluar Projekti i Modernizimit të Sektorit Publik. Së fundi, duhet shtuar se me zbatimin e sistemit të prokurimit elektronik, Republika e Kosovës përmbush obligimet, si ndaj agjendës sonë për integrim në Bashkimin Evropian, ashtu edhe të qasjes më kredibilë pranë institucioneve financiare ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …