Të premten bëhen një javë prej se kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid. I pari i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se masat e reja anti-Covid janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve. Ai është shprehur se ka një stabilitet më Covid-19 në vend, duke marr parasysh rritjet e mëdha të infeksionit ditëve të fundit. Zemaj tutje ka thënë se spitalet dhe personeli shëndetësorë tashmë janë të mbingarkuar. “Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin”, ka theksuar ai.
