Armend Zemaj

Ministri Zemaj bën të ditur se nga ora 18:00 sonte fillojnë masat e reja anti-Covid të qeverisë së Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur se nga ora 18:00 fillojnë masat e reja të qeverisë së Kosovës, anti-Covid. Në këto masa të reja, zonat e kuqe do të përballen me orë policore pas orës 19:00. Në qytetet e reja të cilat janë në zona të verdha dhe të gjelbra do të ndërprehen të gjitha aktivitetet ekonomike pas orëve të caktuara sipas masave të reja, por qarkullimi i lëvizjes s’do të ndalet.

“Mjekët, infermierët, stafi teknik, Policia e Kosovës, Inspektoratet qendrore, Inspektoratet komunale, Shtabet emergjente, donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Edhe vendi ynë i ka mundësitë e kufizuara për numrin alarmant të të infektuarve. Mos e shto numrin e të infektuarve nga pakujdesia apo moszbatimi i masave. Përfill masat për pengimin dhe luftimin e virusit. Ne, bashkë, do ta fitojmë luftën me kontributin e secilit nga Ju. Bëhu pjesë e secilës betejë, duke respektuar masat, ta fitojmë luftën kundër Covid19.”, tha Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …