Ministri Zemaj: Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale

Ministri Zemaj: Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale

Vaksinimi kundër gripit sezonal dhe virozave të tjera do të fillojë nga Shtëpia e Pleqve në Prishtinë. Kështu ka bërë me dije Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai përmes një postimi ka thënë se detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale! “Ditën e sotme të punës e nisa nga Shtëpia e të Moshuarve, për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve ku patëm një diskutim për “Pandemitë: A ndryshojnë ato mënyrën si e adresojmë moshën dhe moshimin? Me këtë rast, pati edhe një sesion këshillimor si dhe u shpërndanë materiale këshilluese për të moshuarit. Të moshuarit apo mosha e artë, përballen me nevoja të veçanta dhe në këtë shtëpi, ndodhen nën përkujdesjen e plotë sociale dhe shëndetësore, me kushte për pleqëri të mbarë. Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale!”, ka shkruar në mes tjerash ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …