Në prag të hapjes së shkollave, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ju ka bër thirrje nxënësve dhe prindërve të tyre që t’i respektojnë masat antikovid-19. “Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor. Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses. Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve. Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit. Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!, ka shkruar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …