Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur një takim virtual me donatorët ndërkombëtar të cilët i premtuan vazhdimin e përkrahjes me donacione për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë. Përmes një postimi, Zemaj tha se u vlerësua lartë menaxhimi i situatës epidemiologjike si dhe biseduan për donacionet, ndihmën dhe financimin e projekteve të ardhshme të shëndetësisë në Kosovë. Aktualisht përmes projekteve janë të angazhuar donatorët nga shtete të ndryshme si: SHBA-të, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Qatari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …