Ministri Zemaj: Nuk është e vërtetë se në Klinikën Infektive nuk ka vend për pacientët, situata është nën kontroll

Ministri Zemaj: Nuk është e vërtetë se në Klinikën Infektive nuk ka vend për pacientët, situata është nën kontroll

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mohuar se në Klinikën Infektive nuk ka vend për pacientët me koronavirus. Sipas tij, situata me koronavirusin është nën kontroll. Gjatë inspektimeve nëpër kafiteritë në Prishtinë, Zemaj ka thënë se do të ketë shtim të inspektorëve për të menaxhuar situatën. Të martën, Qendra Klinike Universitare e Kosovës bëri të ditur se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 111 raste me COVID-19. 66 raste theksohej se po trajtoheshin me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë 6 raste, 2 në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë. Sipas QKUK-së, në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë pesë pacientë, ndërsa në atë të Pulmologjisë 22. Në Kosovë aktualisht janë 1250 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2878 raste pozitive, me 1577 prej tyre që janë shëruar. 51 persona kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …