Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka siguruar qytetarët e vendit tonë se të gjitha testet PCR për koronavirus të kryera në IKSHPK janë të besueshme. Ai në një postim në rrjetin social, ka sqaruar se IKSHPK, Departamenti i Mikrobiologjisë, këtë vit mori pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit për testimin molekular me Rt PCR, dy për Sars-CoV-2 dhe një për Influencën. “IKSHPK, Departamenti i Mikrobiologjisë, këtë vit mori pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit për testimin molekular me Rt PCR, dy për Sars-CoV-2 dhe një për Influencën. Dy kontrolle janë organizuar nga OBSH-ja dhe një nga Instituti ‘Pastuer’ në Paris (përmes projektit MedilabSecure dhe QCMD – Quality Control for Molecular Diagnostics, në Skoci)”, ka thënë Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …