leoni

Ministri Zharku dhe kryetari Bashota nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Të enjten ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në një takim pune kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Klinës.

Ministri Zharku është shprehur i gatshëm që të ndihmojë komunën e Klinës në realizimin e disa projekteve rrugore.

Andaj, ministri Zharku dhe kryetari Bashota nënshkruan një memorandum të mirëkuptimit për financimin e projekteve rrugore të komunës së Klinës.

Sipas kësaj marrëveshje, Ministria e Infrastrukturës do të bashkëfinancojë në asfaltimin e rrugës në fshatin Kërnicë, me 162 mijë euro, si dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Gjurgjevik i Madh, me 127 mijë euro.

Këto projekte të cilat do t’i financojë Ministria e Infrastrukturës, kapin vlerën prej 289mijë e 500 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …