Ministri Zharku dhe kryetari Demaku, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore të komunës së Drenasit.

Rrugët të cilat do të asfaltohen me këtë formë të bashkëpunimit në mes të ministrisë së Infratsrukturës dhe komunës së Drenasit janë:

-Asfaltimi i rrugëve në fshatin Komoran, në vlerë prej 200 mijë euro.

-Realizimi i projektit Drenas-Gradicë, në vlerë prej 550 mijë euro.

-Asfaltimi rrugës që lidhë fshatin Abri me Likovcin, në vlerë prej 250 mijë euro.

Sipas kësaj marrëveshje, Ministria e Infrastrukturës, në ndërtimin e rrugëve të fshatrave të Drenasit do të investojë 1 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …