Ministri Zharku dhe kryetari i Komunës, Haki Rugova vizituan punimet në katër fshatra të Burimit

Ministri Zharku dhe kryetari i Komunës, Haki Rugova vizituan punimet në katër fshatra të Burimit

Banorëve të fshatrave të komunës së Burimit do t’u përmirësohet infrastruktura rrugore. Me këtë rast Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi Komunën e Istogut, ku u takua me kryetarin e kësaj komune z. Haki Rugova. Ministri Zharku dhe kryetari Rugova vizituan punimet që po bëhen në infrastrukturën rrugore të fshatrave të kësaj komune.  Investimet e bëra në këtë komunë po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës, sipas Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Burimit për vitin 2016. Ministri Zharku rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës për përkrahjen e mëtutjeshme në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Burimit.

“Jemi bashkë me kryetarin këtu në Istog në vizitë të disa projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore lokale. Sivjet Ministria e Infrastrukturës po i fincanon katër projekte. Një ndër këto projekte është rruga “Zakovë-Rakosh”. Shuma e të gjitha projekteve është mbi 1 milionë euro. Ne biseduam edhe për planet e ardhshme. Ju e dini që tani jemi në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin e ardhshëm. Premtimi jonë si Qeveri është se do e përkrahim Istogun edhe vitin e ardhshëm, që ta kompletojë infrastrukturën rrugore. Natyrisht, kryetari përpos infrastrukturës lokale shprehu brengën e tij edhe për infrastrukturën regjionale për disa rrugë, të cilat kemi nevojë t’i rehabilitojmë dhe disa të tjera t’i hapim si rrugë të reja. Ne besojmë se viti i ardhshëm do të kurorëzohet përsëri me investime edhe më të mëdha se ky vit dhe përfundimisht komuna e Istogut do të ketë një infrastrukturë rrugore lokale të kompletuar të nivelit të duhur”, theksoi ministri Zharku.

 Ndërsa, kryetari Rugova, shprehu falënderimin e tij të madh për Ministrinë e Infrastrukturës dhe ministrin Zharku për përkrahjen e vazhdueshme për këtë komunë.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj ministrin Zharku që gjeti sot kohë, për të satën herë, ta vizitojë komunën e Istogut. Natyrisht, me qëllimin që së bashku ti vizitojmë rrugët, të cilat kanë filluar në këtë fazë. Janë përafërsisht 15 km rrugë lokale duke përjashtuar rrugët regjionale që janë komplet kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës apo Qeverisë. Unë shpresoj që punimet kanë filluar me kohë dhe pres edhe nga punëkryesit që këto punime t’i përfundojnë me kohë. Sigurisht që edhe ne do të bëjmë vlerësime të përbashkëta, ҫka mund të financojmë ne si komunë, por edhe me përkrahjen e vazhdueshme që kam pasur nga ministri Zharku dhe Qeveria do të vazhdojmë me infrastrukturën rrugore edhe në periudhën e ardhshme. Qytetarët po shprehin kënaqësinë e tyre për këto investime të duhura, për këto projekte me shumë rëndësi”, theksoi kryetari RUgova.

 Projektet e investuara në këtë vit janë: asfaltimi i rrugëve: ”Shushicë-Zakovë-Rakosh”, ”Kosh-Osojan”, ”Drejë-Dubravë” dhe “Trubuhoc-Prekallë”. Gjatësia e këtyre rrugëve do të jetë 14.8 km. Kosto e këtyre projekteve do të jetë 1 milion e 1 mijë e 732 euro.

Ndërsa, projektet të cilat janë duke u realizuar nga viti i kaluar në komunën e Istogut janë: ndërtimi i rrugës regjionale R221 segmenti “Osojan – Rakosh” – kryqëzimi me rrugën R101 dhe ndërtimi i rrugës “Vojnik – Osojan” (Lot 2). Gjatësia e këtyre e rrugëve do të jetë 14.55 km, ndërsa kosto e këtyre projekteve do të jetë 2 milionë e 635 mijë e 119 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …