Ministri Zharku dhe kryetari Veliu vizituan punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë – Besianë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Besianës Agim Veliu,  vizituan punimet të cilat janë duke u realizuar në zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës nacionale N25, Prishtinë – Besianë. Me këtë rast Ministri Zharku theksoi: ”Me kryetarin Veliu po i inspektojmë punimet në zgjerimin e rrugës Nacionale Prishtinë- Besianë, të cilat kanë filluar vitin e kaluar ndërsa janë duke u zhvilluar sipas dinamikës. Jemi të kujdesshëm maksimalisht që ta kemi një segment të përfunduar me shtresën e parë të asfaltit, në mënyrë që qytetarët tanë që kthehen nga mërgimi ta kalojnë këtë pjesë të kësaj rruge sa më lehtë. Unë e njoftova kryetarin Veliu për procedurat të cilat janë duke u zhvilluar për llotin e katër, që po zhvillohen procedurat e tenderimit, e që deri në fund të muajit gusht do të lidhet kontrata edhe për pjesën tjetër. Po ashtu ka përfunduar edhe projekti tjetër që lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”. Ndërsa, kryetari Veliu e falënderoi ministrin Zharku për projektin i cili po realizohet. “ Kjo rrugë është njëra ndër projektet më të rëndësishme që po bëhet për Besianën dhe qytetarët e saj. Është mirë që ka filluar asfaltimi i këtij segmenti. Presim që kjo rrugë të zgjerohet sipas dinamikës së paraparë. Besoj se punimet janë duke u kryer me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, dhe dinamikë sipas planit dinamik të punimeve”. Gjatësia e këtij segmenti të asfaltuar është 2600 metra. Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …