Ministri Zharku: Gjatë këtij viti do të ketë ngritje substanciale të cilësisë së projekteve infrastrukturore 

Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vendit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka shfaqur interesimin e tij për transparencë ndaj qytetarëve. Gjatë një interviste për televizionin Klan Kosova, ai ka premtuar se gjatë këtij viti do të ketë ngritje substanciale të cilësisë së projekteve infrastrukturore  nëpër komunat e mëdha të cilat financohen nga MI-ja. Projektet do të realizohen në bazë të marrëveshjeve me kryetarët e Komunave, ku nga 20 milionë euro të parapara për këto projekte kapitale, janë lidhur memorandume për rreth 13 milionë euro pas nënshkrimit të tyre. Ministri Zharku, e konsideron si hap të rëndësishëm përfshirjen e komunave në ngritjen e nivelit të infrastrukturës rrugore në Republikën e Kosovës. Memorandumet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Intervistën mund ta ndiqni sonte në edicionin qendror të lajmeve në Klan Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …