Ministri Zharku inspektoi punimet në dy rrugë të komunës së Mitrovicës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, ka qëndruar të shtunën në Mitrovicë, me ç’rast është pritur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahiri, nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, si dhe bashkë me këta, ka inspektuar punimet në rrugët në ndërtim e sipër në fshatrat Koshtovë dhe Zabërgjë, të cilat janë duke u ndërtuar me mjete të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në bisedën e zhvilluar në ndërtesën e administratës komunale, kryetari Bahtiri e njoftoi Ministrin Zharku me situatën e përgjithshme në komunë, me theks të posaçëm për gjendjen shumë të rëndë të infrastrukturës rrugore. “Unë ju falënderoj juve zoti Ministër Zharku për kujdesin që po tregoni për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të komunës, duke na mbështetur fuqishëm me projektet në realizim e sipër dhe me ato që janë realizuar para këtyre, andaj edhe ju falënderoj shumë. Mirëpo, më duhet të them se ajo çka ka ndodhur me Mitrovicën në kohën e qeverive të mëparshme sa i përket investimeve në infrastrukturën rrugore nga niveli qendror, sidomos në rajonin e Shalës së Bajgorës është e pa falshme, sepse është bërë tepër pak dhe si pasojë e kësaj fshatrat pothuaj se janë boshatisur ”, tha ai.

Kryetari Bahtiri i tha në vazhdim Ministrit Zharku se përderisa në komunat fqinje të saj Skenderaj, Vushtrri e Podujevë, pothuaj janë asfaltuar të gjitha rrugët dhe rrugicat, në Mitrovicë, e sidomos në rajonin e Shalës së Bajgorës, është investuar shumë pak, sepse deri tash është ndërtuar vetëm rruga për në Vllahi dhe ajo deri në gjysmë të fshatit Vidishiq, ashtu sikur që ka ndodhur edhe në pjesët tjera të komunës, ku investimet kanë munguar me të madhe.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se ministria të cilën ai e udhëheqë është e interesuar ta përkrahë komunën e Mitrovicës në realizimin e projekteve të ndryshme.

Sipas tij, Mitrovica është ndër qytetet me nevoja më të mëdha sa i përket infrastrukturës rrugore.

“Po e shihni se punimet po vazhdojnë. Është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej mbi 200 mijë euro, në rrugën e Koshtovës dhe tjetri në shumë prej 700 mijë euro në rrugën Melenicë-Zabërgjë. Paralelisht me këtë, ne me rishikimin buxhetor kemi edhe dy rrugë të reja që janë përfshirë në investime. Është rruga Bare-Gumnishtë dhe ajo në Kçiç të Vogël. Gjatë këtij viti, ju e dini që së bashku me kryetarin Bahtiri kemi nënshkruar edhe memorandum tjetër të mirëkuptimit për financimin e rrugës “Rifat Dedia”, shtrimin e trotuareve në komunën e Mitrovicës dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Vërnicë, të gjitha këto investime në shumë prej afër 2 milionë euro, të cilat do të kryhen sivjet”, tha ai.

Në Koshtovë, përfaqësuesi i fshatit, Rrahman Grepi, tha se ky është një projekt për të cilin fshati ka pas shumë nevojë. “kemi pritur për shumë vite, por fati ka dashur që tash të kryhet.

Falënderojmë ministrin Zharku që po na mbështetë në këtë projekt, banorët janë shumë të kënaqur dhe shpresojmë se do të vazhdohet edhe me projekte tjera në fshatin Koshtovë. Falënderojmë edhe kryetarin e komunës që është përkujdesur për të realizuar projektin këtu”, tha ai.

Edhe banorët e Zabërgjës u shprehën tëjenë të lumtur për punën e cila po bëhet tek ne këtu. Ata thanë se tani do të kenë jetën më të leh

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …