Ministri Zharku merr pjesë në Konferencën “Plani investiv për Evropë” në Slloveni

Me ftesë të komisioneres për transport, znj. Violeta Bulc, ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, po merr pjesë në konferencën rajonale “Plani investiv për Evropë”, të organizuar nga Komisioni Evropian. z. Zharku ishte pjesëmarrës i panelit të kësaj konference, në të cilën foli mbi projektet infrastrukturore rrugore dhe hekurudhore në Kosovë. Në fjalimin e tij, theks të veçantë i kushtoi vazhdimit të autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdare, ndërtimit të rrugës Kijevë – Pejë, zgjerimit të rrugëve hyrëse në Gjilan, Ferizaj dhe Prizren, rikonstruktimit të hekurudhës Leshak – Hani i Elezit, si dhe projektit që është në përgatitje e sipër, autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Ministri z. Lutfi Zharku, gjatë konferencës u shoqërua nga ambasadori i vendit tonë në Republikën e Sllovenisë, z. Nexhmi Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …