Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, mori pjesë në panelin diskutues “Ndikimi i veturave në shëndet dhe siguri rrugore”, të organizuar nga KOSID-i. Me këtë rast, Zharku bëri të ditur se sikurse në shumicën e vendeve, edhe tek ne gjendja ekonomike ka ndikuar që përcjellja e teknologjisë së avancuar për ruatjen e ambientit të jetë në proporcion të zhdrejtë me kërkesat e qytetarëve. Si pasojë e kësaj gjendjeje, parku i automjeteve ka një mesatare të vjetërsisë prej 17 vjetëve. Përdorimi i këtyre automjeteve ka ndikim negativ në ambientin tonë përmes lirimit të gazrave të dëmshme në atmosferë gjë që ndikon në jetën e përditshme dhe shëndet. Në Republikën e Kosovës gjatë vitit të kaluar kanë qenë të regjistruara 270.959 automjete. 22.7% prej tyre, gjegjësisht 61.420 janë më të vjetra se 25 vjet që hyjnë në kategorinë e ndotësve të mëdhenj. Vitin e kaluar janë importuar 18.794 vetura. Në kontigjentin e veturave të importuara për vitin 2015, automjetet të cilat e plotësojnë standardin EURO 3 dominojnë me 50.03 %, që mund të konsiderohet situatë e kënaqshme nëse kemi parsysh gjendjen ekonomike dhe fuqinë blerëse të qytetarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …