Ministri Zharku mori pjesë në prezantimin e strategjisë kombëtare për zhvillim

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), në organizim të Zyrës për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, u mbajt takimi publik në rajonin e Ferizajt, me ç’rast u prezantua SKZH-ja, më konkretisht shtylla  IV e SKZH, ajo e infrastrukturës.

Më këtë rast, ministri i MI-së, Lutfi Zharku, tha se vizioni i Ministrisë së Infrastrukturës është të kontribuojë në rritjen ekonomike përmes krijimit të një sistemi efikas të transportit, të një sistemi të integruar multimodal, të transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror, me çmim të ulët dhe të sigurt për mjedisin. Ai tha se Kosova synon të bëhet një vend tranzit për trafikun nga Evropa Juglindore, që lidh korridoret kryesore dhe rrugët e rajonit. Investimi i madh në infrastrukturë është konsideruar si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rrjetit të transportit që do të zhvillohet dhe menaxhohet në mënyrë efikase, efektive dhe në përputhje të plotë me normat dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë. Sipas ministrit Zharku, në kuadër të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës, zhvillimi i mëtejmë i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore do të bëhet përmes finalizimit të segmenteve të mbetura të Autostradës Morinë – Merdar (R7), pastaj, finalizimit të segmenteve prioritare të Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, vazhdimi i projektit të zgjerimit të rrugëve nacionale Prishtinë – Pejë (M9) dhe Prishtinë – Mitrovicë (M2), zgjerimit të rrugëës nacionale Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Gjilan, si dhe modernizimi i linjës së vetme ndërkombëtare hekurudhore në Kosovë, Linjës 10 prej Fushë-Kosovës në Maqedoni dhe prej Fushë-Kosovës në Serbi.

Në këtë takim morën pjesë shoqëria civile, autoritetet lokale, si dhe komuniteti i biznesit nga rajoni i Ferizajt. Panelistë në këtë takim ishin ministrat dhe zv.ministrat e fushave respective të SKZH-së: ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Blerand Stavileci, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, z. Ferid Agani, zv.ministri i Financave, z. Agim Krasniqi dhe drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, z. Qemajl Marmullakaj.

Këto takime publike kanë për qëllim të bëjnë promovimin dhe nritjen e shkallës së informimit te hisedarët e lartëpërmendur rreth finalizimit të Strategjisë dhe masat që do të ndërmerren për zbatimin e saj.

Ky është takimi i katërt me radhë dhe i fundit i këtij formati në vazhdën e promovimit të SKZH-it nëpër rajone. Tri takimet e para u mbajtën në rajonin e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, respektivisht për shtyllën e Qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, kapitalit njerëzor dhe konkurrueshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …