Ministri Zharku mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, mori pjesë në takimin e tretë të Këshillit Kombëtar për Investime (KKI). Në këtë takim në nivel ministrash të Qeverisë së Kosovës, u bisedua për përgatitjet e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris.

Në takimin e këshillit Kombëtar për Investime (KKI), Ministri Zharku, foli për zbatimin e masave të buta në sektorin e transportit.

Të pranishëm ishin edhe ministri i Financave Avdullah Hoti, ministri i  Integrimit Evropian Bekim Çollaku, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi,  ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani dhe sekretari i përgjithshëm i MIE-së Demush Shasha.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …