Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, e nënshkroi udhëzimin administrativ, (MI) nr. 12/2017 (MI) për mbikëqyrjen profesionale në fushën e patentë shoferit.
Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e procedurave për zbatimin e mbikëqyrjes profesionale, masat që ndërmerren ndaj subjekteve dhe personave të cilët tregojnë performancë të dobët profesionale, aktivitetet e mbikëqyrjes profesionale, kompetencat e organit për mbikëqyrje profesionale në fushën e patentë shoferit (në tekstin e mëtejme: mbikëqyrja profesionale).
Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.