Ministri Zharku nënshkruan Ekspozeun e Rrjetit për vitin 2016

Pas konsultimeve paraprake që ka zhvilluar Ministri i MI-së,  Lutfi Zharku, me palët e Interesit, InfraKos, TrainKos dhe ARRH-së, me 22.03.2016, ka nënshkruar Ekspozeun e Rrjetit për vitin 2016.

Më anë të këtij ekspozeu rregullohen tarifat për shfrytëzimin e rrjetit hekurudhor dhe niveli i përgjithshëm i pagesave për shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore. Konsultimet me palët e interesit kanë derivuar atë që ky ekspoze i rrjetit të jetë i arsyeshëm si për InfraKos-in ashtu edhe për TrainKos-in,  ku përveç  këtyre dy ndërmarrjeve publike rregullon shfrytëzimin e rrjetit hekurudhor edhe për operatorët e tjerë eventual që do të kenë të drejtën për operim në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …