Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë përuroi fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë. Me këtë rast, ministri Zharku theksoi: “Po vazhdojmë me financimin e ndërtimit të rrugëve në komunën e Prishtinës. Kjo rrugë është pjesë e qarkores së Prishtinës, e cila ka qenë e planifikuar të ndërtohet më parë, pra është një zgjerim i rrugës aktuale në gjatësi prej 5 kilometrash dhe besojmë se do të jetë një ndihmë për banorët, e cila do të shfrytëzohet edhe si rrugë lidhëse për të gjithë ata që udhëtojnë në drejtimin Gjilan-Prishtinë apo që kanë destinacion Besianën. Aktualisht, jemi në përgatitje të rikostruktimit të plotë të urës së Veternikut, ku do të investohet 2 milionë euro. Më këto po i përbyllim investimet në rrugët unazore të Prishtinës, ka thënë mes tjerash ministri Lutfi Zharku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …