Ministri Zharku përuron rrugën e re Loxhë- Kerstovc-Rasujë-Qallapek si dhe urën në fshatin Jabllanicë

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri përuruan rrugën e re të asfaltuar e cila i lidhë këto fshatra Loxhë- Kerstovc-Rasujë-Qallapek si dhe urën në fshatin Jabllanicë. Me këtë rast, ministri Zharku theksoi: ,,Po e përurojmë këtë urë e cila ka përfunduar dhe është një projekt mjaft i rëndësishëm. I falënderojmë të gjithë banorët për mirëkuptimin nga ana e tyre si dhe kompaninë për përfundimin e punimeve në mënyrë profesionale. Po e përurojmë edhe rrugën e re e cila është 8.5 kilometra dhe me një investim prej 1 milion e 100 mijë euro. Jemi duke i kryer punimet nga Zahaçi në Pejë dhe po vazhdojmë me punime në projektet tjera sipas memorandumit që e kemi me komunën e Pejës dhe kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri”. Ndërsa, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e falënderoi ministrin Zharku për këto dy projekte të rëndësishme për banorët e kësaj ane. Ndërtimi i urës në fshatin Jabllanicë të Pejës, ka kushtuar  140,115 euro. Këto dy projekte të realizuar janë financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …