Ministri Zharku po merr pjesë në takimin ministror  TEN-T

Me ftesë të komisionares për transport, znj. Violeta Bulc, ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, po merr pjesë në takimin ministror “TEN-T: ura midis Evropës dhe pjesës tjetër të botës”, të organizuar në kuadër të “Ditëve të rrjetit transevropian të transportit” në Roterdam.

Në fjalimin e tij para ministrave evropianë dhe rajonalë të transportit, ministri Zharku paraqiti projektet me rëndësi të posaçme të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, për disa nga të cilat pritet përkrahje nga Komisioni Evropian dhe institucionet financiare evropiane.

Ministri Lutfi Zharku i theksoi posaçërisht të ashtuquajturat “masa të buta” në fushën e transportit dhe progresit të arritur në zbatimin e tyre në vendin tonë, që konsiderohen të një rëndësie të posaçme për përkrahje të investimeve kapitale në infrastrukturë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …