Ministri Zharku, priti ministrin e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Driton Kuçi, me ç’rast e njoftoi atë për të arriturat në sferën e infrastrukturës në vend. Ata diskutuan, me theks të veçantë, për pjesën maqedone të autostradës Kosovë-Maqedoni, që sipas tyre, me përfundimin e saj, dukshëm do të lehtësohet qarkullim i njerëzve dhe mallrave nga dy vendet, si dhe për marrëveshjet bilaterale të transportit mes të dyja vendeve.

Gjatë takimit ministri Kuçi tha se bashkëpunimi i shkëlqyer me Kosovën do të vazhdoj edhe më tej, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe duke zbatuar masa në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit tregtar dhe në rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …