Ministri Zharku priti në takim drejtorin e agjencisë së shërbimit të navigacionit ajror

Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e Agjensionit për navigimin Ajror, Bahri Nuredini.

Ministri Zharku fillimisht e uroi z.Nuredinin në pozitën e drejtorit si dhe dy zëvendësit e tij Bujar Ejupi dhe Ersen Shileku, për përzgjedhjen e tyre si zëvendësdrejtorë.

Ministri Zharku u shpreh se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ofrojë atë çka kërkohet për të përmbushur objektivat e qarkullimit të përgjithshëm të trafikut ajror në gjithë territorin e Kosovës, për të cilën Republika e Kosovës ka përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve të kontrollit të navigacionit ajror”.

Me theks të veçantë është diskutuar normalizimi I hapësirës së ulët ajrore pastaj përgatitjen për marrjen nën kontroll të hapësirës së lartë ajrore në prill të vitit 2019 e cila për momentin menaxhohet nga Hungarian Control.

Ndërsa, drejtori Nuredini theksoi se Agjensia për Navigimin Ajror  është e përkushtuar për operimin e sigurt të sistemit të navigimit ajror të Republikës së Kosovës. Agjensia e Shërbimit të Navigimit Ajror, do të veprojë në pajtim me politikat, legjislacionin, standardet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të zbatueshme për aviacionin civil në Republikën e Kosovës si dhe në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ONAC mbi shërbimet e navigimit ajror, vlerësoi Nuredini.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …