Ministri Zharku priti në takim kryetarin e bordit të autoritetit të aviacionit civil

Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e sapoemëruar të  bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil (ACC), z. Samet Dalipin dhe anëtarin e bordit Ardian Gaxherin si dhe drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj.

Me këtë rast ministri Zharku e uroi kryetarin e bordit z. Samet Dalipin, për përzgjedhjen e  tij si kryetar i bordi të AAC-së, ndërsa Autoritetin Aviacionit Civil e cilësoi si një nga agjencitë e cilat ka funksionuar shumë mirë.

” Bashkëpunimi i mirë institucional, në lëmin e aviacionit civil do të ndikojë në zhvillimin e transportit ajror i cili transport ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë“, pohoi ministri Zharku.

Ndërsa, kryetari i bordit tëACC-së, Samet Dalipi e falënderoi ministrin Zharku për pritjen e tij dhe bashkëpunimin e ofruar nga ministria të cilën e udhëheq. Kryetari Dalipi theksoi se bordi i kësaj agjencie është i gatshëm që të bashkëpunojnë për  sigurinë, sigurimin, menaxhimin e kontrollit ajror dhe rregullimin ekonomik të aviacionit në rendin e brendshëm ligjor dhe bëhet pjesë e tregut të përbashkët të transportit ajror të BE-së.

Në anën tjetër, drejtori i Autoritetit Civil të Aviacionit Driton Gjonbalaj, vlerësoi se krijimi i bordit të këtij autoriteti është I mirëseardhur për ACC-në, dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.

Në këtë takim u diskutua edhe për temat tjera që kanë të bëjnë me Aviacionin Civil dhe të cilat do të kontribuojnë në të mirën e qytetarëve vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …