leoni

Ministri Zharku priti në takim kryetarin e Graçanicës

Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me realizimin e projekteve të ndërtimit të rrugëve në gjithë vendin. Si vazhdimësi e kësaj, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në një takim pune kryetarin e komunës së Graçanicës, Valdeta Kostiç.

Me këtë rast, Zharku dhe Kostiç, nënshkruan një memorandum të mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Graçanicës. Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëfinancimit është financimi i projekteve infrastrukturore në komunën e Graçanicës në vlerë prej 100 mijë eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …