Ministri Zharku viziton komunën e Pejës

Të shtunën me 16 korrik 2016, në orën 12:00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të vizitojë Komunën e Pejës, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri.

Me rastin e kësaj vizite, ministri Zharku do të vizitojë punimet në zgjerimin e rrugës nacionale N9, drejtimi Pejë-Prishtinë, që do të kryhet në tri lote:

  1. Zgjerimi i rrugës në qytetin e Pejës (Pejë – Prishtinë), me gjatësi prej 1.99 km, vlera e kontratës e së cilës ësht2,014,613.02 €;

  2. Zgjerimi i rrugës nacionale N9, segmenti: Klinë – Pejë (Lot5), me gjatësi 4.30 km dhe me vlerë të kontratës prej 5,037,411.07 €, si dhe

  3. Zgjerimi i rrugës nacionale N9, segmenti: Klinë – Pejë (Lot5), me gjatësi prej 2.40 km, vlera e kontratës për të cilin kap shumën prej 2,861,172.01 €.

Gjatësia totale e rrugës, në të cilën do të kryhen punimet, është 8.69 km, ndërsa shuma totale e kontratave është 9,913,196.10 euro.

Procedurat e prokurimit për këto projekte i ka kryer Ministria e Infrastrukturës, që është edhe investitore e realizimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …