Ministri i Infrastrukturës,
Lutfi Zharku me bashkëpunëtorët e tij si dhe përfaqësues të kompanisë ‘Bechtel
& Enka’, vizituan punimet në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, përkatësisht
në segmentin Kaçanik-Hani i Elezit. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë
së Infrastrukturës, punimet në këtë autostradë po vazhdojnë dhe gjithçka po
zhvillohet sipas dinamikës së paraparë edhe pse me një ritëm paksa më të
ngadalësuar për shkak të kushteve atmosferike. Punimet e kësaj autostrade
pritet të përfundojnë në fund të vitit 2017, ndërsa ndërtimi i saj do të
kushtojë 600 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …