Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti në takimin ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi. Temë qendrore e takimit në mes tyre ishte intensifikimi dhe bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët si energjia, infrastruktura dhe fusha tjera në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Me këtë rast, ministri, Stavileci tha se gjatë takimit të zhvilluar u arrit pajtimi që niveli i bashkëpunimit që kemi pasur në të kaluarën, patjetër duhet të ngritet në një nivel tjetër nisur nga fakti që ne kemi pasur disa marrëveshje të nënshkruara në mes shteteve tona. Ministri i Ekonomisë i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Driton Kuçi tha se dy vendet tani më kanë vendosur bazë solide për themelimin e bashkëpunimit me projekte të reja në interes të qytetarëve të dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …