Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Vadrin Lluka mbajti konferencën e fundvitit me gazetarë, ku shpalosi të arriturat dhe prioritetet për vitin 2018. Ministri ka prezantuar katër shtyllat kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, që janë energjia, minierat, teknologjia informative si dhe ndërmarrjet publike. Ai theksoi se sektori i parë është energjia, që është Strategjia dhjetë vjeçare e cila parasheh pesë objektivat kryesore, duke përfshirë edhe stabilitetin energjetik, eficiencën, energjinë e ripërtëritshme lidhjen me gaz dhe çdo gjë që e përmirëson infrastrukturën e energjisë. Lluka ka thënë se implementimi i projektit “Kosova e Re”, në vitin 2018 pritet të bëhet tenderimi si dhe normalisht pako financiare që duhet të kalojë në Parlamentin e Kosovës dhe viti 2018 do të jetë vit për gjetjen e kompanisë së preferuar për ndërtimin e Termocentralit të ri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …