leoni

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka: 57 për qind e ujit të pijes humb gjatë shpërndarjes

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka: 57 për qind e ujit të pijes humb gjatë shpërndarjes

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kanë vizituar Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ku janë pritur nga kryeshefi ekzekutiv, Ilir Abdullahu. Më pas ata kanë vizituar fabrikën e ujit në fshatin Shkabaj. Lluka pas takimit ka thënë se janë të përkushtuar që të investojnë në humbjen sa më të vogël të ujit që sipas tij, janë 57 për qind. Sipas tij, kjo humbje kryesisht bëhet për shkak të kyçësve ilegal si dhe të matësve që mund të mos e matin mirë.

“Diskutuam problemet që është inkasimi që është 85 për qind defi më tan e që është i kënaqshëm deri diku për shkak se përfshihen edhe rasteve sociale që nuk paguajnë, por që deri më tani nuk ka ndonjë plan deri më tani për mbulimin e këtyre shpenzimeve. Po ashtu është edhe humbjet që janë 57 për qind diku dhe jemi duke shikuar metodat pra një plan se si zvogëlojmë këto humbje”, ka thënë Lluka.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …