Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, sot ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës. Vendimi i Ministrit Lluka që mban datën 8 dhjetor parasheh si vijon: Shfuqizohen të gjitha vendimet në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës. Përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm. Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.
