Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë vizitës në Pejë dhe në Burim ka zhvilluar disa takime ku u trajtuan çështje me interes për zhvillimin e këtyre komunave. Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmand Muhaxheri, u shqyrtuan planet dhe projektet në sektorin e ujit, respektivisht ujësjellësin, trajtimin e ujërave të zeza, grumbullimin dhe menaxhimin me mbeturinat, si dhe për sektorë të tjerë. Theks i veçantë i është dhënë realizimit të projektit për furnizim me ujë të fshatrave të Lugut të Baranit, pastaj gjetjes së zgjidhjeve për fshatrat e Rugovës, duke pasur parasysh se furnizimi me ujë do të ketë ndikim edhe në zhvillimin e turizmit. Njëherit u shqyrtua mundësia për ngritjen e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …