Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

Ministria e Arsimit bënë të ditur se 73.3% e nxënësve e kanë kaluar Provimin e Maturës Shetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, ka publikuar rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018. Sipas këtyre rezultateve, provimin e kanë kaluar 73.3 përqind e maturantëve. Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi, ka bërë të ditur gjatë një konference për media se rezultatet e testit janë reale. “Synimi jonë në këtë test të maturës ka qenë që të japë rezultate të sakta, në mënyrë që nga kjo bazë reale të shohim se çfarë është e nevojshme të bëhet në shkolla për ngritjen e cilësisë në arsim”, theksoi Bytyqi. Ai ka bërë të ditur se për shkak të shkeljeve që janë konstatuar gjatë mbajtjes së testit të maturës janë anuluar testet e 87 nxënësve, ndërsa janë larguar nga procesi i administrimit 8 zyrtarë, të cilët kanë bërë shkelje gjatë procesit të testit. Për dallim nga ky vit, kalueshmëria e Provimit të Maturës në vitin 2017 ishte 83.5 për qind. Ky provim vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar në mësimet parauniversitare, në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës. Përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për këtë test është 40 përqind.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …