Ministria e Arsimit e Kosovës dhe e Shqipërisë organizojnë “Seminarin e XV Kombëtarë me Mësuesit e Gjuhës Shqipe në Diasporë

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe e Shqipërisë organizojnë seminar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe në Diasporë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës e Shqipërisë, nga sot deri më 3 gusht do të organizojnë “Seminarin e XV Kombëtarë me Mësuesit/et e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë “Prizreni 2019 ”.  Siç ka njoftuar MAShT  përmes një njoftimi për media, ky seminar do të mbahet në Prizren ndërsa hapja e punimeve do të bëhet në orën 14:00. Në këtë seminar, pritet të marrin pjesë mësimdhënës të të gjitha viseve shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …