Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është miratuar granti specifik i arsimit para universitar, i cili pritet të jetë në shumë prej 201,494,543 eurosh. Nagvaci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rreth 1800 mësimdhënës që rrezikoheshin të mbesin pa punë, do të mbeten në sistem. Në vijim ajo ka paraqitur politikat të cilat janë aprovuar nga komisioni i Granteve për vitin 2022/24: Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta, 100 asistentë të punësuar tashmë vazhdojnë punën. Pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional. Pagat jubilare. Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm. Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale. Kërkesë shtesë për ndarjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta (edhe 100 asistentë tjerë) për vitin 2022.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …