Ministria e Arsimit e ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në institucionet e arsimit parauniversitar në gjithë vendin

MASHT e ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar

Të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të cilat janë ngrohur me thëngjill gjatë stinës së dimrit, nga ky vit nuk do të mund ta përdorin këtë lëndë djegëse. Vendimin e ka marrë ditë më parë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Me ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në shkolla, MASHT-i po synon që të ndikojë në zvogëlimin e ndotjës se ajrit në ambiente të institucioneve arsimore. Për këtë, tashmë janë njoftuar edhe drejtoritë komunale të arsimit. Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, ka thënë se vendimi është marrë pas disa diskutimeve që kjo ministri i ka pasur me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …