OJQ-të të cilat menaxhojnë Qendrat Mësimore për Mësim Shtesë paraqiten kërkesa para Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit e sqaron opinoion se nuk do ta mbyllet asnjë universitet publik në Republikën e Kosovës

Valmir Gashi, i cili është këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyçi, përmes rrjetit social “Facebook”, ka sqaruar opinionin e gjërë se MASHT-i nuk do ta mbyll asnjë universitet publik në Kosovë dhe ka hedhur poshtë zërat se ministri Bytyqi e ka këtë qëllim. “Me qëllim të një sqarimi sa më të mirë për opinionin, lidhur me raportin për qëndrueshmërinë e universiteteve publike, një temë e mbyllur tashmë, mirëpo që vazhdon kohe pas kohe te riaktualizohet për arsye të cilat nuk i kemi të qarta, madje edhe duke u interpretuar në menyrë jo të drejtë, është mirë të kuptohet se: Ministri Bytyqi në asnjë moment nuk është deklaruar për mbylljen e asnjë universiteti në Kosovë. Raporti për të cilin po flitet ka gati një vit që është mbyllur nga ana e Ministrisë, i njejti është bërë nga ekspertë për nevoja të brendshme, ndërsa veprimet tjera janë përtej politikave të Ministrisë. Bytyqi ka qenë dhe mbetet i përkushtuar të ndihmoj në zhvillimin dhe qëndrueshmerinë e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …