Ministria e Arsimit i publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë kalueshmëria e të cilit është 57.1 përqind

Ministria e Arsimit i publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë kalueshmëria e të cilit është 57.1 përqind

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën. Nga MAShTI kanë njoftuar se rezultatet e tashmë janë shpërndarë në shkolla dhe se këtë vit, rezultati i arritshmërisë në test është 57.1 përqind. Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues. Ministria e Arsimit falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së këtij testi për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …