Ka përfunduar edhe dita e dytë e mbajtjes së provimit të Maturës shtetërore 2018 në rajonin e Prishtinës

Ministria e Arsimit, ka njoftuar se sot do të mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

Ministria e Arsimit, ka njoftuar se sot do të mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore. Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, Ministria organizon Provimin e Maturës Shtetërore. Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 5 mijë 84 maturantë në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues. Ministria po ashtu ka njoftuar se në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 12 maturantë. Rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më së largu me datën 7 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …