Ministria e Arsimit ka vendosur që të mbahet mësim plotësues për arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Kështu ka bërë të ditur, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se “humbja e orëve mësimore si dhe pamundësia për qasje të barabartë për mësimin në distancë ka krijuar pabarazi te nxënësit por edhe rrezik që ata të mbesin pas, në procesin edukativo arsimorë”. Ndaj, pas vlerësimit të gjendjes Ministria e Arsimit ka marrë vendim për organizimin e mësimit plotësues që do të implementohet për nivelin e Arsimit Parauniversitar. Ministrja ka bërë të ditur se mësimi plotësues do të filloj nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe do të vazhdoj deri në përfundim të viti mësimorë 2020-2021.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …