Ministria e Arsimit ka marrë vendim për anulimin e Testit të Arritshmërisë për vitin shkollor 2019-2020. Arsye për këtë vendim thuhet se është situata me COVID-19 në vend dhe ruajtja e shëndetit të të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. “Marrë parasysh gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar vendi ynë si pasojë e pandemisë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve, personelit të institucioneve arsimore dhe të gjithë qytetarëve u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në arsyetim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …